Fluks drejt klasave të 10-ta sot afati i fundit i rregjistrimit

Report TV 2015-09-11

Views 0

Dita e fundit e regjistrimit të nxënësve për në klasat e 10 ka sjellë një fluks të madh në gjimnazet e kryeqytetit.11 shtatori i vendosur nga ministria e Arsimit si afati i fundit i regjistrimit ka bërë që edhe sot mjaft prindër e nxënës të presin pas dyerve të shkollave në radhë për të bërë regjistrimin.

Edhe këtë vit problemi me të cilin po hasen drejtoritë e gjimnazeve është ai i fluksit të madh të kërkesave nga nxënës që nuk janë pjesë e njësive administrative që përfshin gjimnazi.

Prindërit dhe nxënësit në gjimnazin Ismail Qemali ankohen se gjatë ditëve të regjistrimit nga drejtoria janë pranuar nxënës me nivel të ulët mesatareje ndërsa nxënësit e mirë nuk pranohen për shkak se është plotësuar tashmë numri.

Edhe ne gjimnazet e tjera te Tiranës si ai i Partizanit apo tek Sami Frashëri situata paraqitet e njëjtë dhe drejtuesit e tyre jashtë cameras pohojnë se numri i nxënësve tashmë është plotësuar.

Në të gjithë vendin deri më tani janë regjistruar mbi 50 mijë nxënës në vitet e para të gjimnazeve. Regjistrimet do të vazhdojnë deri në orën 18 të pasditës së sotme. - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/fluks-drejt-klasave-te-10-ta-sot-afati-i-fundit-i-rregjistrimit-314645.html#sthash.uB7vAmU5.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form