Vokshi:Mjerim në Mokër,mundësia e shpëtimit vetëm tek emigrimi

Report TV 2015-09-13

Views 4

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri, vizitoi banorët e fshatrave të Mokrës, një zonë e prekur masivisht nga eksodi.

Mbi 250 familje raportohen se janë larguar nga Mokra drejt vendeve Europiane në muajt e fundit në përpjekje për mbijetesë për shkak të kushteve të mjerueshme.

Sipas Partisë Demokratike në fshatin Trebinjë dhe Potgozhan nuk ekziston asnjë mundësi zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë ndërkohë që në terren nuk është investuar asgjë nga qeveria.

?Unë jam e ve dhe kam për të rritur me një pension minimal, dy fëmijë. Ata janë në shkollë dhe unë nuk arrij t?i ushqej me bukë dhe librat nuk kam me se t?ua blej. Më mirë të vdes në rrugët e Gjermanisë sesa në këtë fshat të humbur, pa shpresë.- u shpreh një nënë. Ndërsa Eltoni, një i ri pa punë, tha se dikur në këtë zonë jetonin afro 300 familje, tani kanë mbetur vetëm 40.

Gjatë takimeve, deputetja Vokshi tha se qeveria nuk po kryen detyrën duke lënë familjet e varfra në skamje të plotë duke u prerë ndihmën ekonomike padrejtësisht.

Deputetja u perball me realitetin në familjen Muça, ku kryefamiljari Shpëtim, i paralizuar në punë dhe me disa sëmundje, i ishte mohuar e drejta për të marrë pagesën e Kempit, të miratuar në fund të vitit 2013. Mungesa e të ardhurave minimale nuk mundësonte blerjen e ilaceve dhe kurimin e tij.

Share This Video


Download

  
Report form