Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkolla e parë shqipe në Gjirokastër është lënë në mëshirë të fatit. Për të mbërritur te Obelisku që simbolizon shkollën ?Liria? duhet të kalosh përmes një pirgu mbeturinash që depozitohen prej vitesh aty. Zona përreth Monumentit është shndërruar në banjë publike.
Gjirokaster- Është Monumenti simbol në Gjirokastër, vendi ku u çel e para shkollë shqipe në 1908, por për të shkuar aty duhet t?i mbijetosh një pirgu të madh mbeturinash.
Era e keqe të shoqëron deri tek pika më dominuese e qytetit, Obelisku ku u hap shkolla shqipe ?Liria?.
Banorët që jetojnë pranë e cilësojnë absurde që Gjirokastra të ketë një pamje të tillë, ambiente të kthyera në banjë publike.
Intelektualët e banorët pohojnë se Obelisku duhet të kthehet në Muze ashtu si ka funksionuar më parë dhe në godinën e kësaj shkollë të ekspozohen që nga bankat e para, librat, mellanorja e zilja e parë, të cilat janë zhvendosur prej vitesh në Muzeun e kalasë, por janë të paekspozuara.
Për të treguar historinë e dikurshme të shkollës së parë që u hap në shtator 1908, shërben kjo pllakatë dhe Monumenti ABC.
Ky simbol është tërheqës për turistët, që zhgënjehen kur vërejnë zhvlerësimin e imazhit nga plehrat që mbretërojnë kudo.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shkolla-e-pare-ne-gjirokaster-plehrat-rrethojne-obeliskun-simbolik/