Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tashmë e kthyer në traditë festa e vjeljes së rrushit në Berat mori sërish jetë falë pjesëmarrjes së gjerë, ku nuk munguan ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, artistë, dhe prodhues verash nga Shqipëria, Kosova, etj.
Për ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, festa e vjeljes së rrushit, është demonstrim i prodhimit të verërave elitare ?Made in Albania?.
Edmond Panariti: ?Ju falenderoj të gjithëve për rujtjen e kësaj tradite të vjeljes së rrushit, të vjeljes së tij. Ne kemi filluar ta konsolidojmë.?
Konsulli i italisë në Vlorë Stefano borgesio e sheh traditën e prodhimti të verës traditë është një mundësi për tërheqjen e vizitorëve.
Stefano Bergesio: ?Është hera e parë për mua që vij këtu në këtë festë dhe ndihem shumë mirë. Është kënaqësi të zbulosh se kultura e verës është e pranishme dhe këtu në Shqipëri. Mendojë se kjo traditë përbën një urë lidhëse mes Italisë dhe Shqipërisë. Shumë turistë italian kanë qënë këtë vit në Shqipëri dhe një traditë e tillë si vera për mua është një mundësi për tërheqjen e vizitorëve.?
Qarku i Beratit, është një nga zonat që njihet për kultivimin e vreshtarisë dhe cilësinë e lartë të verës së prodhuar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/festa-e-rrushit-panariti-tradita-po-rrit-cilesine-e-veres-elitare/