Pushohet i gjithë stafi një ditë para shkollës, mësuesit dalin në protestë

Report TV 2015-09-14

Views 14

LIBRAZHD - ?Jeni të gjithë të pushuar dhe të transferuar!? Një telefonatë e papritur nga zyra arsimore e Librazhdit vetëm një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, ka ngritur në protestë të gjithë stafin e mësuesve dhe vetë drejtorin e shkollës së mesme të bashkuar në fshatin Hotolisht.

28 mësuesve, përfshi edhe drejtorin i është komunikuar vendimi për largimin ose transferim të dielën, çka nuk është ?kapërdirë? dot prej tyre. Ata kanë refuzuar të braktisin institucionin e arsimit publik ku japin mësim prej vitesh, dhe këtë mëngjes janë ngritur në protestë para shkolles. Zërit të tyre i janë bashkuar edhe vetë nxënësit e gjimnazit të fshatit, të cilët kërkojnë vijimin e këtij viti shkollor me të njëjtët mësues. Shqiptarja.com mëson se në këto kushte stafi i ri është detyruar të mos çel dot ditën e parë të këtij viti të ri shkollor.

Pas protestës së mësuesve ka ardhur edhe reagimi drejtoreshës së Zyrës Arsimore në Librazhd Fatbardha Qatja e cila tha se i gjithë stafi i shkollës prej vitesh kishte probleme ne nxënësit. Madje sipas saj, nuk kanë munguar rastet e dhunës karshi këtyre fëmijëve. ?Interesat e këtyre nxënësve qëndrojne mbi interesat e mësuesve?, - tha Qatja.

Mësuesit nga ana e tyre thonë se shkarkimet dhe transferimet janë arbitrare dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Share This Video


Download

  
Report form