Mesazhi i Bashës nga Brukseli: Beteja për votën e lirë nis nga dekriminalizimi - Ora News-

Ora News Lajme 2015-09-15

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Bruksel takoi europarlamentarët raportues për Shqipërinë Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, zyrtarë të lartë të Komisionit dhe institucioneve të tjera europiane si dhe ishte i pranishëm në seancën e posaçme dëgjimore për zgjedhjet vendore te organizuar nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian në Bruksel.
Zoti.Basha bazuar në raportin e OSBE-ODHIR tha se kjo është hera e parë pas 13 vjetësh që Shqipëria shënohet si vendi që nuk garanton votëne lirë të qytetarëve.
Basha: ?Është një skaner i plotë i gjendjes në Shqipëri që ka kulmuar me kapjen dhe rrëzimin e zgjedhjeve të 21 Qershorit, standardeve zgjedhore. Për herë të parë në 13 vite Shqipëria shënohet si një vend ku nuk garantohet vota e lirë e qytetarëve, vota pa frikë nga ndërshkimi qeveritar. Zgjedhjet e 21 Qershorit nuk u rrëzuan dhe nuk u kapën sepse nuk kishte ligje por u rrëzuan dhe u kapën nga sepse qeveria kishte vullnetin për të kapur pushtetin me çdo çmim, edhe duke rrrëzuar standardet zgjedhore që Shqipëria i kishte plotësuar në të kaluarën?.
Jashtë diskutimeve të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian nuk mbeti dhe çështja e dekriminalizimit.
Sipas kryedemokratit, pa zgjidhjen e këtij problemi nuk mund të bëhet fjalë për të adresuar probleme të tjera të zgjedhjeve në Shqipëri.
Basha: ?Përfaqësuesit e qeverisë në Komisionin e Dekriminalizimit janë përpjekur të bllokojnë procesin e adoptimit të ligjit për dekriminalizimin sipas draftit që opozita ka çuar në Kuvend, draft i cili bazohet tërësisht nga rekomandimet e Komisionit të Venecias për këtë çështje. Kjo është një dëshmi tjetër e mungesës së vullnetit për dekriminalizimin nga Edi Rama i cili është shënuar si arkitekti i kriminalizimit të politikës dhe administratës së lartë. Tashmë po shënohet si personi që po bën gjithçka për ta bllokuar dekriminalizimin.
Sot nga Brukseli kam një mesazh për qytetarët shqiptarë; beteja për dekriminalizimin duhet të fitohet sepse është nyja gordiane ku lidhen të gjitha problemet e tjera të Shqipërisë si vota e lirë, ekonomia, varfëria dhe lufta kundër saj, papunësia, mirëqënia. Pa fituar këtë betejë Shqipëria nuk mund të ecë përpara?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mesazhi-i-bashes-nga-brukseli-beteja-per-voten-e-lire-nis-nga-dekriminalizimi/

Share This Video


Download

  
Report form