Rinasi, Ahmetaj: Në 2 javë nuk ka më ekskluzivitet fluturimesh

Report TV 2015-09-16

Views 4

Arben Ahmetaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes shprehet se Shqipëria ka dalë nga kriza ekonomike dhe ka një ekonomikë e cila nuk është e varur nga importet.

Gjatë intervistës ?5 Pyetje nga Babaramo?, Ahmetaj thotë se të majtët e morën drejtimin e vendin me një nivel të lartë borxhi, që ishte akoma edhe më i lartë nga borxhi i padeklaruar.

Pavarësisht kësaj, gjatë vitit 2014 ekonomia shënoi një rritje prej 2.1%, ndërsa në tre muajt e parë të këtij viti ishte në nivelin 2.82%. Ahmetaj nënvizon se në bazë të borderosë kemi një rritje të numrit të të punësuarve me 106 121 vende të reja.

Ministri u shpreh se, në 3 mujorin e parë të këtij viti u shënuan rekord në tërheqjen e investimeve të huaja me 268 milionë euro investime të huaja.

Ahmetaj paralajmëroi se brenda dy javëve qeveria do të deklaroi zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me koncesionarin e aeroportit të ?Rinasit? për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare.

Ahmetaj gjatë intervistës së tij theksoi se kreditë e këqija mbetën një krizë për ekonominë shqiptare pasi krijojnë një pasiguri në sistemin bankarë

Share This Video


Download

  
Report form