Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Adrian Neritani, i cili ka përfaqësuar Shqipërinë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga viti 2006 deri në vitin 2009 do të jetë pjesë e e grupit të ekspertëve që do hetojë nëse në Siri janë përdorur armë kimike kundër civilëve.
Shqiptari Adrian Neritani është pjesë e grupit prej 3 antarësh që ka marre tashmë dritën jeshile nga Organizata e Kombeve të bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike për të nisur misionin që ka për qëllim të zbulojë jo vetëm a u përdorën armët kimike por edhe nga kush u përdorën.
Grupi që do ndërmarrë hetimet e përbashkëta drejtohet nga argjentinasja Virginia Gamba, eksperi gjerman Eberhard Schanze dhe shqiptari Adrian Neritani, i cili për shkak të karrierës së tij si diplomat por edhe jurist i njohur në të drejtën ndërkombëtare do të jetë përgjegjës për pjesën politike të këtij mekanizmi hetimor.
Qeveria e Sirisë por edhe kryengritësit kundër saj kanë mohuar përdorimin e armëve kimike, megjithatë ndërkombëtarët shpresojnë se hetimi do të zbulojë se kush janë fajtorët për përdorimin e gazit sarin dhe provat e gjetura të mund të përdoren për të ndjekur penalisht zyrtarë sirianë të përfshirë.
Faza e parë e hetimit do të nisë me një studim të dokumentave të mbledhura deri tani e do të vijojë edhe me një udhëtim drejt Sirisë nëse do të jetë e nevojshme.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shqiptari-qe-do-hetoje-assad-adrian-neritani-ne-grupin-e-hetimit-per-armet-kimike/