TIRANE - Në konferencën për prezantimin e shifrave dhe fakteve të luftës kundër drogës, mes kryeministri, Edi Rama dhe ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Doland Lu ka pasur një përplasje në deklaratat e tyre.
Ambasadori amerikan gjatë fjalës së tij tha se, dy të palët si maxhoranca dhe opozita kanë lëshuar akuza të ndërsjellta për lidhje me krimin dhe sipas Donald Lut ë dy palët vuajnë nga ky problem.
?Partitë politike e kanë akuzuar njëra-tjetrën për lidhje me krimin. Më lejoni që të them se të dyja palët e bashkëndajnë këtë problem. Shqipëria ka nevojë që të luftojë kriminelët dhe zyrtarët e korruptuar?, tha ambasadori.
Rama u kundërpërgjigj duke thënë se, është komode të thuash që të dy palët kanë faj.
?Është bërë modë këtu në Shqipëri, dhe unë i mirëkuptoj edhe miqtë edhe partnerët tanë që e kanë përqafuar këtë modë. Sepse në fakt është një modë komode, që ?të gjithë janë njësoj, të dyja palët kanë faj, të dyja palët kanë shumë arsye për t?u ndjerë keq përpara popullit shqiptar? e të tjera. Por, nuk po i hyj kësaj, kjo është një modë që unë e kam neveritur me kohë dhe me vakt dhe do vazhdoj ta neveris?, deklaroi Rama.
Kryeministri e mbylli fjalimin me një batutë ngacmuese për Donald Lu, por ambasadori amerikan i cili nuk mbante kufje për të dëgjuar përkthimin nuk e kapi atë edhe pse homologu i tij italian po i buzëqeshte në fytyrë.
?Nuk besoj se do të çohen të thonë që ishin gënjeshtra dhe shpresoj që mos ta fusin dhe Ambasadorin amerikan tek ligji për dekriminalizimin?, tha Rama.
Rama akuzoi se qeveria e kaluar e djathtë ka qenë ?kokë e këmbë? e lidhur industrinë kriminale të drogës. Kreu i qeverisë tha se policia edhe pse po e lufton si kurrë më parë trafikun e drogës është e akuzuar si kurrë më parë për shkak se ka prishur interesat.