KLSH padit kryetaren e Bashkisë Patos, 8.3 mln lekë dëm buxhetit

Report TV 2015-09-18

Views 3

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori, kryetaren e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balili dhe tre zyrtarë të këtij institucioni për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas raportit të KLSH thuhet se, Balili së bashku me vartësit e saj V.Zh., Kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, L.S., Jurist i Njësisë së Prokurimit dhe D.K., Jurist i Njësisë së Prokurimit I kanë shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm ekonomik që kap vlerën e rreth 8.3 milionë lekëve dhe të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit në vlerën 25.8 milionë lekë.

Në raport thuhet se, katër zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën të paktën në 7 raste, ndërsa nuk kanë derdhur për llogari të buxhetit të shtetit të ardhurat nga taksat vendore, ku futen taksa e pastrimit, gjelbërimit, ndriçimit dhe ajo e tokës bujqësore.

Nga auditi i zhvilluar për periudhën janar 2013 ? dhjetor 2014 janë konstatuar një sërë shkeljesh edhe në fushën e prokurimeve publike. Në 9 raste të prokurimit publik nuk janë respektuar procedurat duke shkaktuar një diference prej 15.6 milionë lekë në buxhetin e shtetit. Shkelje ka pasur edhe në rreth 20 raste te tjera prokurimesh publike.

Për te gjitha shkeljet Kontrolli i Lartë i Shtetit muaj më parë i kishte lënë detyrë kryetares së bashkisë, për zhdëmtimin e dëmi të shkaktuar nga shkeljet gjatë prokurimeve publike, në vlerën 22 milionë lekë por që sipas raportit nuk janë përmbushur. KLSH thotë se rekomandime janë pranuar pranuara nga Bashkia Patos gjatë auditit.

Share This Video


Download

  
Report form