Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria i është bashkuar vendeve të Adriatikut në projektin ADRIARadNet i cili do të ofrojë përmes radarëve një parashikim më të saktë në fushën e hidro-meterologjisië.
Për Drejton e Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, ky projekt do të shërbejë për të mbajtur nën vëzhgim reshjet e shiut dhe për të mundësuar parandalimin e katastrofave natyrore.
?Emergjencat Civile tashMë do të kenë një informacion më të detajuar në kohë për reshjet që pritet të bien deri në distancë mbi 400 km ku secili mbulon 100 km rreze dhe në këto kushte do të na krijohet mundësia që të reagojmë më shpejt për të njoftuar qytetarët dhe institucionet që kanë detyrime në raport me emergjencat civile dhe parandalimin e pasojave që vinë prej tyre?.
Zoti. Premçi shpjegon se radarët do të parashikojnë situatën meterologjike 7 ditë para se të vinë reshjet.
?Ne tashmë kemi në dorë një raport të përditësuar mbi reshjet e mundshme që do të vinë në ditët në vijim, konkretisht në 7 ditët e ardhshme. Kjo është një e dhënë e saktë për Emergjencat Civile?.
Projekti ADRIARadNet parashikon zhvillimin e një sistemi të integruar të përbërë nga miniradarë meterologjikë, nga të dhëna satelitore dhe nga modele numerike për parashikimin hidro-meterologjik
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/radare-per-parashikimin-e-reshjeve-kete-vit-te-dhena-te-sakta-per-nivelin-e-shirave/