Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bleona Qerreti rikthehet për 48 orë në Shqipëri për të promovuar këngën e saj të re " Take you over". Në një konferencë për shtyp te ngjashme me atë të divave ajo ndan me gazetarët projektet e së ardhmes. Shpërfillëse ndaj gjithë komenteve për jetën e saj, Bleona Qerreti përkrah të atit shfaqet plot humor dhe batuta.
E rikthyer në Shqipëri për vetëm pak orë, arstistja shqiptare që ka marrë pjesë në disa prej evenimenteve më prestigjoze të tregut muzikor në SHBA, Bleona Qerreti ka zgjedhur publikun shqiptar për të promovuar këngën e saj të re "Take you over".
Në një konferencë që ngjason me ato të yjeve të Hollivudit, Bleona duket e sigurt në fushën e saj të lojës. Ajo rrëfen për gazetarët projektet e saj si dhe bashkëpunimet në të ardhmen.
Qerreti: ?Është një ditë shumë e lumtur për mua, është fryti i 5 viteve të mia punë, nën tokë do të thoja, dhe më në fund kanë dalë në sipërfaqen e ujit. Kënga ime lançohet sot në iTunes, këtë 18 shtator nuk do ta harroj kurrë?.
Ndryshe nga pjesa më e madhe e figurave publike, Bleona di ti jetë shpërfillëse ndaj tabuve.
Qerreti: ?Unë jam në një moshë tani që jam duke kërkuar babain e fëmijës dhe nëqoftëse ky tipi nuk është sipas standardeve që unë kërkoj atëherë do të jetë doktori me katalog. E dua të gjatë, e dua të shkurtër. E dua biond, e dua me sy me bisht, e dua pa sy me bisht?.
Bleona Qerreti është shfaqur për herë të parë për publikun shqiptar me këngën "Lermëni" në vitin 1996 dhe realizoi albumin e saj të parë "Kam qejfin tim", disa vite më vonë duke vijuar me një udhëtim me mbi 25 shfaqje verore në Gjermani dhe Zvicër.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/showbiz/take-you-over-bleona-qerreti-zgjedh-shqiperine-per-te-promovuar-projektin-e-ri-muzikor/