Pas temperaturave të larta, duke filluar nga kjo javë rikthen reshjet e shiut. Të dhënat nga Shërbimi Metrologjik Ushtarak tregojnë se temperaturat do të ulen duke filluar nga mëngjesi i ditës së hënë. Ndryshimi i temperaturave do të shoqërohet edhe me reshje dhe stuhi shiu, në të gjithë vendin.
Reshjet e shiut kanë përfshirë pasditen e sotme zonat veriore të vendit, ndërsa Rruga e Kombit është përmbytur nga uji. Siç e shikoni në këto pamje, uji ka vërshuar në pjesën më të madhe të rrugës, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e makinave.
Shpejtësia e erës parashikohet të jetë më shumë se 15 metra në sekondë, duke sjellë dallgë deri në 4-5 ballë, çka mund të shkaktojë probleme në portet e vendit.
Kjo masë ajrore e ftohtë pritet të sjellë dhe ulje të temperaturave me 4-5 gradë, të cilat gjatë së hënë do të shkojnë deri në 28 gradë në zonat e ulëta dhe bregdet.
Dita e hënë do të shoqërohet me reshje shiu dhe vranësira, kryesisht në jug të vendit, ndërsa në mesditë do të ketë një përmirësim. Nga pasditja temperaturat do të pësojnë një zbritje më të madhe, duke u shoqëruar me reshje dhe vranësira.
Sipas Shërbimi Metrologjik edhe dita e martë dhe e mërkurë do të ketë reshje, ndërsa moti do të përmirësohet duke filluar nga dita e enjte.