Ekspertët: Formalizimi i biznesit të vogël të bëhet jo me masa të ashpra - Ora News

Ora News Lajme 2015-09-22

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bizneset e vogla nuk mund të futen në rrugën e formalizimit vetëm me masa shtërnguese.Ekspertët deklarojnë se shteti duhet të marrë përsipër kostot e formalizimit pasi në kundërt rrezikon falimentimin e tyre.Eksperti Ardian Civici shprehet se biznesit të vogël nuk mund ti kërkohet të blejë kasë fiskele për një ditë.
Ardian Civici: E kanë nën kontroll, e ndihmojnë që të formalizohet, por nuk janë rigorozë deri në ekstrem që sot fillon aksioni ose duhet të kësh kasë fiskale ose duhet ta mbyllësh. Blerje e kasës fiskale mund ta rëndojë atë që të mbyllë këtë biznes.
Të njëjtin shpjegim jep edhe eksperti Arjan Kadareja i cili deklaron se ndaj biznesit të vogël duhet të ketë më shumë mbështetje pasi në të kundërt rezultatet e formalizimit do të jenë afatshkurtra
Arjan Kadareja: Për bizneset e vogla duhen masat favorizuese të jenë më të mëdha sesa për biznesin e madh dhe të mesëm.
Ndërsa përsa i përket sektorit të bujqësisë Civici shprehet se duhet një strategji e veçantë për formalizimin
Ardian Civici: Nuk mund të vazhdojmë të pranojmë për një kohë të gjatë që aty ku kemi rreth 45% të popullsisë dhe marrim 18% PPB, të jetë në nivel kaq të lartë informaliteti.
Arjan Kadareja nga ana tjetër e cilëson edhe bujqësinë nje biznes të vogël dhe apelon që për formalizimin e saj të ndiqen një sërë drejtimesh.
Arjan Kadareja: Edhe në sektorin bujqësor formalizimi duhet shoqëruar me ndihmë.
Që prej 1 shtatorit në vend ka nisur një aksion për të formalizuar ekonominë.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/ekspertet-formalizimi-i-biznesit-te-vogel-jo-me-masa-te-ashpra/

Share This Video


Download

  
Report form