Ish-të përndjekurit politikë kanë protestuar para godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme me synimin e prishjes së një bunkeri që po rikonstruktohet brenda rrethimit të ministrisë.
Numri i pjesëmarrësve është rreth 200 persona, ku mes tyre ndodheshin dhe shumë deputetë të Partisë Demokratike, si Edi Paloka, Arben Ristani, Gent Strazimiri, Oert Bylybkbashi, Eduard Halimi, Jorida Tabaku, Asllan Dogjani, etj.
Përfaqësuesi i ish-të përndjekurve, Fatmir Hoxha u shpreh se, ?protestuesit do të çajnë kordonin dhe do ta shkulim bunkerin?.
?Do ta çajmë kordonin do ta shkulim bunkerin. Të përndjekurit politikë e kanë fituar gjithmonë betejën?, tha Hoxha.