LSI kërkon konsensus, PS mohon mosmarrëshjet - Ora News- Lajmi i fundit

Ora News Lajme 2015-09-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Mazhoranca përmes Taulant Balles shtoi mundësinë e një kompromisi të mundshëm me PD për ligjin e dekriminalizimit. LSI prej ditësh këmbëngul në arritjen e konsensusit për këtë çështje duke detyruar socialistët të hedhin një hap pas nga qëndrimi se mund ta votonin draftin e tyre edhe pa opozitën. PD e konsideron të vonuar tërheqjen e PS.
Kjo deklaratë e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zbuti tonet mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, duke i afruar palët në konsensus për ligjin e dekriminalizimit. LSI nuk ishte bërë pjesë e 28 firmave mbi draftin e qeverisë për ndryshimet kushtetuese ne funksion të dekriminalzimit.
Petrit Vasili, shpjegon pikën ku duhet të mbështetet konsensusi mes palëve.
Vetëm pak orë më vonë deputeti socialist Taulant Balla, mohoi mosmarrveshjet mes dy partive qeversise , duke folur me tone të zbutura edhe për draftin e demokratëve, ndryshe nga qëndrimi në komision kur u shfaq me shpresa të shuara për konsensus.
Demokrati Oerd Bylykbashi mirëpret shenjat për konesnsus të ofruara nga shumica e majtë.
Shenjat e gishtërinjëve dhe testi i drogës të propozuara nga demokratët, mbeten pikat që mbajnë larg palët. Ndërhyrja e LSI-së për konsensus për draftin e dekriminalizimit i afrohet edhe qëndrimit të ndërkombetarëve për këtë çështje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lsi-kerkon-konsensus-ps-mohon-mosmarreshjet/

Share This Video


Download

  
Report form