Epidemia e fruthit vazhdon të përhapet në kryeqytet. Tetë raste të reja janë konfirmuar nga Qendra e shëndetit publik. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve në Shkup prej janarit tashmë ka arrituar në 33 persona. Në Klinikën infektive për momentin janë hospitalizuar 12 persona,në mesin e të cilëve edhe një foshnje dy-muajsh.
"Komplikime më të shpeshta tek pacientët janë bronkopneumonia kurse një numër i vogël janë edhe me gastroenterokolit. Për momentin gjendja e pacientëve është stabile dhe nuk ka ndonjë me gjendje më të rëndë ose më serioze shëndetësore", tha Sanja Petrushevska Marinkoviq- mjekje e Klinikës së sëmundjeve infektive.
Pacienti më i moshuar është 35 vjeç. Të gjitha personat që janë hospitalizuar nuk kishin pranuar vaksinën MRP kurse dy persona kishin pranuar vetëm një nga dy dozat e duhura të vaksinës. Dje Qendra e shëndetit publik shpalli epideminë e fruthit në kryeqytet. Sëmundja e fruthit mund të shkaktojë komplikime serioze sidomos tek persona e rritur. Një grua e sëmurë shtatzënë humbi fetusin për shkak të komplikimeve nga sëmundja. Bojana Simonoviq