Dekriminalizimi, ja ku preket Kushtetuta sipas Mazhorancës

Report TV 2015-09-24

Views 0

Këshilli i Legjislacionit do të marrë së shpejti në shqyrtim amendimet kushtetuese të Partisë Socialiste. Nisma për ndryshimet e Kushtetutës e cila ka marrë 28 firmat e deputeteve të mazhorancës parashikon të prekë një pjesë të neneve të librit themeltar të shtetit .

Shqiptarja.com ka siguruar draftin e amendimeve kushtetuese që mazhoranca do të propozojë në këtë Këshill në kuadër të procesit të dekriminalizimit të politikës shqiptare . Amendimet e mazhorancës prekin 10 nene të kushtetutës.

Neni 45 i Kushtetutës Pika 1 e tij parashikon që:
Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet partias socialiste propozon që ne fund të kësaj pike të shtohet 1. Përjashtimet nga e drejta për t?u zgjedhur, përcaktohen me ligj të posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Ndërsa neni 71 i cili përbëhet nga 2 ka propozohet të shtohet një pikë e tretë që parashikon se Ushtrimi I mandatit të deputetit ndërpritet në rastet e përcaktuara me ligj të posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Share This Video


Download

  
Report form