Asnjë besimtar shqiptarë nuk është lënduar nga tragjedia e ndodhur në Mina të Arabisë Saudite gjatë ritualit të pelegrinazhit. Konfirmimi ka ardhur përmes Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, por edhe nga vetë shqiptarët të cilët në këto ditë shtatori kanë zgjedhur të vizitojnë Mekën, e cila për fenë islame është një nga 5 shtyllat e detyrueshme që çdo besimtarë i cili ka mundësi finaciare dhe fizike duhet ta kryejë të paktën njëherë në jetë.
Një grup i konsiderueshëm shqiptarësh, sikurse kanë ndodhur dhe në vitet e tjera, kanë shkuar për peligrinazh në Mekë, ose siç njihet në terminologjinë islame Haxh. Ata udhëhiqen nga kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Skënder Bruçaj. Në mesin e tyre është edhe ish-kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve Ilir Hoxholli i cili ka dhënë lajmin e mirë për Shqiptarja.com se asnjë nga besimtarët tanë nuk është lënduar.
?Uroj të gjithë shqiptarët Gëzuar Bajramin, këtë festë të madhe mbarëshqiptare. Shqiptarët janë të gjithë të parrezikuar nga kjo tragjedi. Në të tilla raste kur flasim për miliona njerëz nganjëherë gjërat nuk shkojnë siç duhet. Kishim vite që nuk dëgjonim më Mekën për lajmë të tilla duke marrë parasysh investimet që janë bërë?. Shqiptarët po futeshin në katin e tretë, ndërsa tragjedia ka ndodhur në vendin e parë, ka dashur zoti që shqiptarët të ishin të ruajtur nga kjo pikë. Shqiptarët respektuan oraret dhe vendet e përcaktuara duke shmangur dyndjen. Ajo që mendoj se nuk u respektua është mosmenaxhimi i orareve, një nga arsyet që nuk kemi dëgjuar për të tilla tragjedi është falë investimit të Mbretërisë arabe. Mos të harrojmë temperaturat shumë të larta, moshën... Ritet vazhdojnë nuk ka asnjë lloj ndërprerje?, u shpreh Hoxholli.