TIRANË - Ish-te perndjekurit politike i dorezuan presidentit Nishani nje note proteste kunder mazhorances qeverisese ne shenje revolte kjo, ndaj asaj qe ata e quajne "rikthim ne komunizem" dhe qe u nxit nga ndertimi i bunkerit me qëllim turistik pranë Ministrisë së Brendshme.
?I dorëzuam Presidentit një note proteste kundër mazhorancës në emër të 100 mijë familjeve që i mbijetuan regjimit, për rikthimin e simboleve të diktaturës dhe për prishjen e ekuilibrave të shoqërisë shqiptare. Rikthimi i ideologjisë komuniste ka sjellë një represion të paparë ndaj familjeve që i mbijetuan regjimit. Enver Hoxha dhe regjimi i tij dënohen për torturë. Presidenti shprehu gatishmërinë e plotë për përkrahjen në këtë lëvizje politike që mos të na shkojë situatë siç shkoi në vitin 1997. Edi Rama dhe Ilir Meta le të festojnë në familjet e tyre ditëlindjen e Enver Hoxhës, ideologjinë e saj por jo në shoqërinë shqiptare. Shqipëria tani është bashkuar me Evropën, i dënojmë torturat e komunizmit. I kërkuam presidentit të ndalet trysnia mbi mediat, të mos jetë megafon në shërbim të qeverisë por të shoqërisë. Reforma në drejtësi, të mos jenë ata që kanë marrë pjesë në krimet e diktaturës, shqiptarët kanë specialistë shumë të zotë që i shërben shoqërisë shqiptare?, u shpreh përfaqësuesi i të ish-të përndjekurve pas takimit me presidentin Nishani.
Me duart të lidhura me zinxhirë ish-të përndjekurit politikë të regjimit komunist kanë marrë rrugën në këmbë nga institucioni i tyre në drejtim të Presidencës për të kërkuar shembjen e bunkerit. Ata e konsiderojnë ndërtimin e këtij bunkeri si rikthim në komunizëm, periudhë në të cilën ata kanë vuajtur duke u përndjekur politikisht ose duke u dënuar me burgim.
Ata u nisën nga selia e ish-të përndjekurve që ndodhet përballë parlamentit, për të kaluar më tej edhe pranë bunkerit ende në ndërtim, aty ku i prisnin forca të shumta policie të parapërgatitur për një protestë të tyre?.por mesa duket ish-të dënuarit politikë kishin misionin e qartë: Takimin me presidentin Nishani dhe kërkesën për të shkatërruar këtë bunkerë...ndaj kanë kaluar mjaft paqësisht para bunkerit dhe kanë vijuar rrugën drejt Bulevardit për në Presidencë të lidhur me zinxhirë në duar.
?Kur pamë bunkerin që u ndërtua u shqetësuam pa masë. Ne si të shkatërruar kemi qelizën e fuqishme të moralit që s?mund ta pranojmë në asnjë mënyrë komunizmin. 25 vjet kur u thye komunizmi ndërtohet pa moral komunizmi, ne nuk mund ta pranojmë. I bëj thirrje çdo qytetari, e provuam 50 vite dhe nuk u ngopën?, u shpreh për Shqiptarja.com një ish-i përndjekur para takimit me kreun e shtetit Bujar Nishani.