LSI bashkon votat me PD, zgjedhin kreun dhe zëvendesin e qarkut Dibër

Report TV 2015-09-25

Views 4

Hajri Laçi zgjidhet kryetari i ri i qarkut të Dibër. Gjatë kësaj të premteje 17 anëtarët e këtij këshilli votuan me 10 vota pro dhe 7 kundër për kandidatin e LSI. Gara për postin e kryetarit të qarkut ishte mes PS-së dhe LSI-së, ku Partia Socialiste përfaqësohej me kandidatin Qamil Gjoni i cili ka marrë vetëm 7 votat e anëtarëve socialistë.

Por ky rezultat ka lënë të pakënaqur vet Partinë Socialiste.

Burimeve zyrtare shprehen se LSI për interesat e saj ka bashkuar votat me Partinë Demokratike për të nxjerrë fitues kandidatin e LSI. Ky pakt po sipas tyre ka sjellë përfitime edhe tek demokratët pasi vetëm falë marrëveshjes mes LSI dhe PD të djathtët kanë nxjerrë fitues po me të njëjtin rezultat kandidatin e tyre Feim Hoxhën, në postin e nënkryetarit.

Share This Video


Download

  
Report form