Reforma në drejtësi do të bashkojë më shumë shtetin me qytetarët. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në vijim të vizitës së tij në New York, gjatë seancës së posaçme për zbatimin e Axhendës së Zhvillimit Post 2015, në Samitin e OKB-së. ?Ne jemi duke ndërmarrë një reformë transformuese në drejtësi, një proces jetësor që do ta bashkojë më shumë shtetin me qytetarët, do t?i japë drejtësisë kuptimin e saj të vërtetë dhe do të ketë një ndikim më të thellë dhe pozitiv ne mënyrën sesi vendi do të shkojë përpara në vitet në vijim?, ka thënë Rama.
Pas më shumë se tre vjet negociatash intensive, në seancën e posaccme u ra dakord për një axhendë ambicioze dhe transformuese për Zhvillim të Qëndrueshëm të arritshëm në kufijtë e vitit 2030. Kjo seancë e posaçme, që u përshëndet edhe nga Papa Françesku, u fokusua në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm.
Duke e vlerësuar axhendën si tepër kurajoze, Kryeministri Rama u shpreh në fjalën e tij se ajo është rruga për të lëvizur nga një bashkëpunim i thjeshtë në një partneritet global. Kryeministri tha se për Shqipërinë qëndrueshmëri do të thotë përforcimi i shtetit të së drejtës dhe vlerave demokratike shoqërore ?Kjo axhendë e re, kurajoze, ambicioze e një transformimi global është angazhimi ynë që t?i çojmë njerëzit nga përjashtimi tek gjithëpërfshirja. Nga varfëria tek rruga e begatisë, nga pasiguria tek parashikueshmëria dhe zgjidhjet, për të lëvizur nga një bashkëpunim i thjeshtë në një partneritet global.