OKB, Rama jep shembull personal për harmoninë fetare në Shqipëri

Report TV 2015-09-26

Views 7

Harmonia fetare si ajo e Shqipërisë mund të kontribuojnë në luftën kundër ekstremizmit, një prej sfidave më të mëdha me të cilat po përballet bota sot. Ishte ky në thelb mesazhi që përcolli kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në një prej paneleve të organizuara në kuadër të Samitit për Zhvillim të Qëndrueshëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas Ramës urrejtja që mbartin sulmet ekstremiste ka shumë shkaktarë.

?Përtej çdo dyshimi, urrejtja që këto sulme mbartin dhe verbëria që ato tregojnë nuk vjen vetëm për shkak të besimit të korruptuar. Ka kaq shumë forca përçarëse në botën tonë dhe origjina e radikalizimit të atyre që kryejnë masakra në emër të Zotit duhet kërkuar edhe në sistemet dhe mënyrat e qeverisjes që prodhojnë pabarazi tensione sociale dhe diskriminim?, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe tek një prej vlerave më të mëdha të Shqipërisë, harmoninë fetare duke sjellë shembullin e familjes dhe veçanërisht të djalit të tij më të vogël.

?Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe ne kemi një vajzë dhe një djalë të besimit ortodoks ndërsa foshnja jonë është katolik. Kështu djali ynë, vetëm 1 vjeç duhet ende të vendosë se cilit besim ti përkasë. Dhe ai është me fat sepse jeton në një vend ku askush përfshirë familjen e tij nuk do ti bëjë kurrë presion atij që të zgjedhë një besim të caktuar. Sepse ai ka lindur në një vend të pagëzuar nga vetë Papa Françesku si vendi i vëllazërisë fetare, çka përfaqëson një garanci thelbësore për brezat e ardhshëm që ta gëzojnë këtë botë në paqe dhe prosperitet?, tha ai.

Rama kujtoi se feja mund të luajë një rrol kyç në bashkimin e njerëzve ndërsa përmendi fjalët e poetit të madh Naim Frashëri.

Share This Video


Download

  
Report form