Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Shijak. Dritan Petova ka qëlluar me çifte mbi bashkëshorten dhe vjerrin e tij të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Pas kësaj, Petova ka hipur në një shtyllë të lartë radiostacioni nga ku kërcënon se do të bëj vetëvrasje. Polica ka mbërritur në vendgjarje dhe po negocion që Petova të zbresë nga shtylla.
Një krim i dyfishtë brenda familjes ka tronditur Shijakun. Dritan Petova ka qëlluar më armë zjarri bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, Zara Petova 35-vjeç dhe Ismet Leka 72 vjeç.
Burimet në vendgjarje thonë se shkak për këtë krim të rëndë dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje mes tij dhe bashkëshortes.
Pas këtij konflikti 41-vjeçari Petova ka qëlluar me çifte në drejtim të tyre të cilët kanë gjetur vdekjen e menjërshme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Xhafzotaj dhe polica ka mbërritur menjëherë në vengjarje.
Pas disa minutave në ndjekje, Dritan Petova ka hipur në një shtyllë radio stacioni jo shumë larg vendit të krimit, nga ku kërcënon se do të hidhet.
Prej gati një ore polica dhe të afërm të familjes së tij po negociojnë për ta zbritur, por deri nuk ia kanë dalë.
Polica e Durrësit për të parandalur çdo ngjaje të rëndë ka kërkuar dhe përforcime dhe mësohet se forcat RENEA janë tashmë në antenat e radio stacionit për të bindur Petovën të zbresë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shijak-krim-i-dyfishte-brenda-familjes-burri-vret-gruan-dhe-vjehrrin/