Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ligji i ri ?Për procedurat tatimore? i miratuar këtë javë nga parlamenti parashikon që në rast se çertifikimi i bilanceve të biznesit të madh bëhet nga kompani të njohura audituese, atëherë ai klasifikohet me risk të ulët dhe u shpëton kontrolleve të shpeshta të tatimeve. Sipas ndryshimit që i është bërë ligjit, është Ministri i Financave ai që përcakton listën e kompanive audituese.
Bizneset mund të klasifikohen me risk të ulët dhe të shpëtojnë nga kontrollet e shpeshta të tatimeve nëse kontraktojnë një kompani të njohur audituese që t?u çertifikojë bilancet.
Kjo është parashikuar nga qeveria në nenin 10 të ligjit ?Për procedurat tatimore? të miratuar këtë javë nga parlamenti.
?Në rast se tatimpaguesi ka të çertifikuara, nga kompani të njohura audituese, pasqyrat financiare që dorëzon pranë administratës tatimore brenda datës 31 mars të çdo viti, ku vërtetohet se janë në përputhje me legjislacionin fiskal, tatimpaguesi përfshihet në elementet me risk të ulët. Lista e kompanive audituese, modeli i certifikatës dhe rastet kur këto kompani kontrollohen për çështje të caktuara përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave?, thekson ligji.
Ministria e Financave ende nuk e ka bërë ende publike listën e kompanive audituese, por burime nga ky dikaster bëjnë të ditur se bëhet fjalë për emra si KPMG, Deloitte etj.
Çertifikimi nga kompani të njohura audituese duhet se do të shërbejë si garanci për të shmangur evazionin fiskal në kategorinë VIP të biznesit, e cila në të shumtën e rasteve operon me më shumë se një bilanc.
Taksat që biznesi VIP paguan për arkën e shtetit arrijnë rreth 70 për qind të totalit të buxhetit dhe në këtë kategori përfshihen kompanitë e prodhimit dhe të tregtimit të karburanteve, bankat, kompanitë e ndërtimit të rrugëve, kompanitë e energjetikës dhe ato të telekomunikacioneve, si dhe kompani me aktivitet në tregti.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kontrolli-i-vip-ave-kompani-te-njohura-audituese-per-bilancet/