Dëshmitë nga banorët e lagjes ku ndodhi krimi

Report TV 2015-09-27

Views 1

Nga dëshmitë e mara në vendin ku ndodhi krimi makabër i mëngjesit të sotëm mësohet se autori 41 vjeçar konsumonte rregullisht alkol dhe kjo mendohet të ketë qënë shkaku i sherreve të vahzdueshme të tij me bashkëshorten Zara. Konfliktet kanë qënë të herëpashershme dhe nuk janë të çastit sipas dëshmive të banorëvve.

Gjitahshtu ata dëshmojnë jashtë kamerave se bashkëshortja e autorit ishte zhvendosur në shtëpinë e të atit për të jetuar aty pasi nuk përballonte dot sherret me Petovën.Banorët e lagjes së të ndjerit Ismet Leka theksojnë se ata ishin të ardhur nga Dibra në lagjen e cila mësohet se përbëhej nga autoktone.Në momentin e krimit në banesë ndodhej gruaja e të ndjerit Leka e cila mendohet të jetë dëshmitarja e vetme okulare e ngjarjes macabre.Autori 41 vjeçar ka qëlluar fillimisht mbi vjerrin dy herë deri sa është siguaruar se ka ndërruar jetë e më pas ka qëlluar bashkëshorten e tij Zarën. Ndërkohë mësohet se autori qëndron ende mbi shtyllë dhe nuk po bindet të zbresë edhe pas negociatave të shumta me policinë.

Share This Video


Download

  
Report form