SHIJAK- Tronditet qyteti i Shijakut mëngjesin e së djelës nga një krim brënda familjes. Dritan Petova 41 vjeç ka vrarë me çifte vjehrrin 72 vjeçar Ismet Leka dhe bashkëshorten e tij Zaje Petova pas një konflikti me këtë të fundit e më pas ka vrarë veten në një shtyllë të tensionit të lartë.
Ngjarja tragjike ndodhi në zonën e ashtëquajtur ?Xhafzotaj? në lagjen 4 rrugët e Shijakut rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që autori i vrasjes së dyfishtë pasi ka qëndruar rreth 5 orë në një nga antenat e Radiostacionit në fshatin Rrath Shijak ku ai punonte si një roje privatë u vetëvra me armën me të cilën kreu vrasjen e familjarëve të tij.
Edhe pse policia dhe forcat Renea u munduan të negocionin me të ai sërish e ka kryer aktin e vetëvrasjes nga disa metra lartësi.