TIRANË- Ekspertët ligjore të Partisë Demokratike po hartojnë amendimet ligjore për t?iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ligjin e arsimit të lartë. Në një intervistë për shqiptarja.com, deputeti Luçiano Boçi thotë se opozita është e vendosur ti shkojë deri në fund kësaj beteje. Sipas tij me këtë ligj intensifikohet ndërhyrja e shtetit në universitet duke prekur edhe kushtetutën në parashikimin që siguron këtë autonomi, si dhe cenohen drejtpërdrejt xhepat e shqiptarëve me fatura të më të larta për studentët.
"Ankimohet çështja e ndërhyrjes në autonominë dhe lirinë akademike duke shkelur nenin 57 të kushtetutës. Ankimohet çështja e mos vlerësimit të pozitës financiare të studentëve dhe të rritjes së tarifave të tyre. Filtri financiar është ai që pengon një pjesë të madhe të të rinjëve për të vazhduar studimet. Bordi administrimit mer kompetencat e senatit akademik ku administratori është më i fuqishëm se rektori. Ndërhyrja shtetërore qeveritare në universitet intesnifikohet më këtë ligj"-tha Boçi
Luçiano Boçi thotë se ligji i ri arsimit të lartë hyn në fuqi në mënyrë progresive, efekti i parë reflektohet në fillim të muajit janar kur do të bëhen zgjedhje për drejtuesit e universiteteve, një proces ky jo i pavarur.
"Do hyjë në mënyrë progresive. Efektin e parë ai e jep në Janar në momentin kur bëhen zgjedhjet në trupën drejtuese të universiteteve. Vitin tjetër është efekti financiar te familjet shqiptare që do sjelli atë pasojën negative anti kushtetuese që e përmendim që ul aksesin e të rinjve për një arsye që kushteta e përjashton për arsye financiare:"-shtoi Boçi
Maxhoranca rrëzoi në seancën e parë të sesionit dekretin e presidentit i cili kërkoi rishqyrtim të ligjit të arsimit të lartë . Ndërkaq me botimin në fletoren zyrtare këtë të enjte të ligjit demokratët do ti drejtohen kushtetueses për këtë çështje.