Në Tiranë tani Rruga “Kuvajti”, në mirënjohje për mbështetjen e këtij shteti - Ora News

Ora News Lajme 2015-09-29

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një rrugë me emrin ?Kuvajti? në shenjë mirënjohje për marëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve në të gjitha nivelet, si ato parlamentare dhe sociale.
Në ceremoninë e inagurimit ishin të pranishëm ambasadori i Kuvajtit, dhe personalitete të larta të jetës politike, kreu i kuvendit Ilir Meta, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, kreu i bashkisë Erjon Veliaj si dhe konsulli i nderit të Meksikës në Tiranë, z.Ylli Ndroqi
Pas zbulimit të pllakës ku ishte gdhendur flamuri kombëtar i Kuvajtit, të pranishmit patën mundësinë ta falenderojnë dhe urojnë për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë shërbimit të tij në Shqipëri, ambasadorin e Kuvajtit Najeeb al-Bader.
Gjatë bisedës së zhvilluar në ambientet e ambasadës nuk kanë munguar as falenderimet dhe kontributin e atyre që tashmë janë kthyer në miqtë shqiptar të ambasadorit al Bader
Ambasadori Najebb al-Bader: ?Dua të rezervoj një mirënjohje të veçantë dhe falenderim për partnerin tonë mediatik z.Ylli Ndroqi. Ju keni qenë përherë me ne, kujtoj edhe festën e parë të ambasadës që kemi organizuar bashkë. Veçoj vizitën tuaj në Kuvajt dhe takimin me ministrin e Informacionit.
Kryetari i kuvendit i cili vizitoi Kuvajtin në gusht të këtij viti vlerësoi rolin e këtij shteti në projektet zhvillimore si në shkolla dhe projekte te tjera sociale infrastrukturore si dhe rolin e ambasadës në të gjitha fushat. Dikur kjo rrugë njihej si rruga e Xibrakëve tashmë me emrin Kuvajti ajo do të përdoret nga disa ambasada dhe rezidenca të vendosura së fundmi në këtë zone.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-tirane-tani-eshte-dhe-rruga-kuvajti/

Share This Video


Download

  
Report form