Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkalla mbledhjes së taksave në Shqipëri është ndër më të ulëtat në botë, por ky fakt nuk e ndalon këtë vend që të lëshojë një Eurobond të ri që shkon nga 300 milionë në 500 milionë euro ($ 338.000.000 në $ 563.000.000), tha të martën kryeministri Edi Rama në një intervistë për Reuters.
I ndodhur në Nju Jork për takimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Rama konfirmoi Shqipëria do të lëshojë një bond. Ministri shqiptar i Financave, Shkëlqim Cani ka thënë se qeveria ishte duke konsideruar vetëm një shitje gjatë vizitave të investitorëve Europianë këtë javë.
?Kemi një Eurobond që po maturohet, kështu që vendosëm të shkojmë në tregje. Po, shpresojmë se ne do të marrim një përgjigje të mire nga tregu, edhe pse kohët nuk janë nga më të mirat,? tha Rama duke iu referuar tregjeve të paqëndrueshme financiare globale.
Shkalla e mbledhjes së taksave prej 27% në Shqipëri është një përmirësim, tha Rama, në krahasim me 23%-shin e mbledhjes së taksave të dy viteve më parë. Qeveria ka nisur një fushatë kundër evazionit fiskal, por Rama hodhi poshtë shqetësimet rreth aftësisë së Shqipërisë për të shlyer borxhin.
?Ky duhet të jetë një shqetësim i qeverisë dhe i popullit shqiptar, jo i investitorëve, për shkak se për investitorët kjo nuk përbën asnjë ndryshim,? tha ai.
Ai ritheksoi parashikimet e rritjes ekonomike të 2015-ës që shkojnë nga 2.7% në 3%. Investimet e huaja të drejtpërdrejta janë rritur me 2.7% në gjysmën e parë të vitit 2015, kundrejt të njëjtës periudhë në 2014-ën.
Rënia e çmimeve të naftës dhe mineraleve, një burim të ardhurash për Shqipërinë, më shumë se niveli i ulët i mbledhjes së taksave ishte arsyeja përse qeveria shkurtoi shpenzimet më parë gjatë muajit, deklaroi Rama.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-shqiperia-do-te-leshoje-eurobond-pavaresisht-te-ardhurave-te-uleta-nga-taksat/