Tonight Ilva Tare, Nishani: Braho ia dërgoi letrën Ramës. Ia drejtova SHISH e Prokurorisë

Ora News Lajme 2015-10-01

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Bujar Nishani vjen në një intervistë në ? Tonight Ilva Tare? për të folur për situatën politike, letrën e Brahos, dosja e ÇEZ, reforma e drejtësisë.
Presidenti deklaroi se letra i është drejtuar kryeministrit dhe për dijeni presidentit dhe kryetarit të parlamentit.
Presidenti akuzoi mazhorancën se ka goditur tre shtyllat ekzistenciale të shtetit, ku Presidenti luan një rol balancues.
Duke mbetur tek kjo e fundit, Nishani tha se mbarimin e mandatit të Ambasadorit të Shqipërisë në OSBE e përcakton vetëm Presidenti.
Braho ia dërgoi letrën Ramës, Ia drejtova Prokurorisë e SHISH, S?ka rrezik për sigurinë
Tare:Ajo që e quajtët normal, dje u lexua ndryshe sepse erdhi 1 ditë pasi Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare ju ka dërguar një letër, që thuhet të ketë qenë me përmbajtje të klasifikuar për institucionet të përfshira në një destabilizim të mundshëm të vendit?
Nishani: Është e vërtetë që kam marrë një letër nga z.Spartak Braho, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare por më duhet të jap një sqarim, që letra nuk i është drejtuar as Presidentit të Republikës, as Kryetarit të Kuvendit por Kryeministrit, por për dijeni edhe presidentit dhe kryetarit të Kuvendit dhe bëj këtë sqarim sepse ka sens përsa i përket pikëpamjes përmbajtësore sepse letra iu drejtua Kryeministrit për qëllimet që kishte letra në mënyrë të tillë që qeveria e kryeministri të veprojnë për të marrë masa për ato që janë renditur në letër. Letrën e kam marrë ditën e pardjeshme (28 shtator) përpara takimit me z. Meta, takim të cilin e kisha të programuar disa ditë përpara. Dje këtë letër bashkë me kërkesat e mia ja kam adresuar për veprim Prokurorisë së Pëgjithshme dhe shefit të SHISH
Tare:A ka informacion të klasifikuar aty, pse është mbajtur sekret?
Nishani: Së pari, nuk më është drejtuar mua, së dyti, përmbajtjen e letrës ia kam adresuar për ndjekje institucioneve ligj-zbatuese. Nuk kam të drejtën institucionale që të bëj publike sepse tashmë ajo është çështje që duhet të ndiqet nga institucionet ligj-zbatuese, dhe ka elementë të cilat duhet t?i nënshtrohen një hetimi në kuptimin institucional, e veprimeve, vendeve dhe emrave konkrete.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nishani-mandatin-e-ambasadoreve-e-percakton-presidenti/

Share This Video


Download

  
Report form