Vlorë, shëtitorja “Lungomare”, rinis pas verës faza e dytë e punimeve

Report TV 2015-10-01

Views 4

Faza e dytë e punimeve për ndërtimin e shëtitores së ?Lungomares? në Vlorë tashmë ka nisur. Pas mbushjes së vijës bregdetare me rërë, ka nisur puna për ndërtimin e një prite mbrojtëse me beton që do mbrojë vijën ranore nga gërryerja që shkakton uji i detit.

Puna ecën me ritme të shpejta, ndërsa drejtuesit e kompanisë greke të kontraktuar për këtë fazë të punimeve pohojnë se problem mbetet çështja e dëmtimit të rrjetit të tubacioneve të ujit, gjë që është e pashmangshme.

Ata sqarojnë se po bashkëpunojnë ngushtë me Bashkinë e Vlorës për t?i dhënë zgjidhje sa më të shpejt këtij ngërçi. Operatorët shprehen se përfundimi me sukses i projektit të ?Lungomares? do këtë një impakt pozitiv në rritjen e numrit të vizitorëve në këtë qytet.

Punimet për ?Lungomaren? u ndërprenë për shkak të sezonit veror.

Share This Video


Download

  
Report form