Shkodër vijojnë përplasjet e PS-LSI në Këshillin Bashkiak

Report TV 2015-10-01

Views 8

Për të tretën herë anëtarët e koalicionit të majtë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës votojnë pro propozimeve të së djathtës për drejtimin e instancave vendore.

Rasti i fundit u shënua në mbledhjen e radhës ku propozimi i kryetarit të këshillit të bashkisë, Xhemal Bushati, për të votuar Suel Hadrin si sekretar i përgjithshëm i këshillit bashkiak u mbështet edhe nga të majtët. Fillimisht propozimi i Bushatit u shoqërua me debate, pasi anëtarët e majtë kundërshtuan këtë kandidaturë.

Suel Hadri përfaqësues i Partisë Demokratike në përfundim të votimit u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Këshillit me 39 vota pro dhe vetëm 8 kundër nga 47 këshilltarë që ishin në sallë. Nga një përllogaritje e thjeshtë Hadri arriti të merrte 13 vota majtas, ndonëse në fillim këshilltarët e koalicionit të majtë ishin kundër këtij propozimi. Këshilli bashkiak i Shkodrës ka 51 antarë nga të cilët 28 janë djathtas dhe 23 janë të koalicionit të majtë.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së këshillit të bashkisë së Shkodrës, këshilltarët e majtë i kanë kërkuar kryebashkiakes, Voltana Ademi, që të verifikohen listat e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike pasi sipas tyre numri i familjeve që përfitojnë në zonat administrative malore është shumë herë më i madh sesa numri i familjeve që jetojnë.

Kryebashkiakja Ademi u shpreh se listat e ndihmës ekonomike po spastrohen nga ata individë që e përfitojnë në mënyrë të padrejtë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS