Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Tiranës ka hedhur dyshime se vrasja e dyfishte mbrëmjen e djeshme ka pasur si shënjestër Elvis Gaxhaj i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit.
Sipas njoftimit të policisë Gaxhaj një person me precedent penal ishte në timon dhe persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të makinës. Sipas burimeve policore Elvis Gaxhaj është dënuar për vrasje në vitin 1992, ku ka vrarë aksidentalisht me thikë shokun e tij. Për këtë ngjarje ai ishtë dënuar më 14 vite burg. Ndërkohë ai është dënuar edhe për një plagosje në vitin 2008. Ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është kryer një tjetër tentative vrasje, ku në makinën e 40 vjecari ishte vendosur një sasi tritoli.
Ndërkohë sipas policisë dy viktimat, Kevin Rugova dhe Aurora Oskian nuk kanë precedent penal.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/objektivi-ne-vrasjen-e-dyfishte-tek-ish-ekspozita-i-plagosuri-elvis-gacaj/