Lulzim Basha: Shqiptarët meritojnë llogaridhënie ç’u bë me paratë e tyre

Report TV 2015-10-02

Views 1

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha i ftuar në Bundestag, pas takimeve me deputetët gjermanë në intervistë me Deutsche Welle mbi skandalin e CEZ, ngecjen e dekriminalizimit e reformën në drejtësi.

Zoti Basha ju vizituat papritur Berlinin më 1 Tetor: - ardhja juaj në Berlin ishte thjesht një vizitë e radhës, apo kishte ndonjë lidhje me zhvillimet e fundit të ndezura në Shqipëri?

Lulzim Basha: Vizita sot në Berlin është në kuadër të shkëmbimeve me partinë tonë simotër kristiandemokrate të kancelares Merkel dhe sigurisht gjatë vizitës janë diskutuar edhe zhvillimet shokuese në skenën politike shqiptare të dy javëve të fundit.

E cila është mbështetja që morët nga kristiandemokratët gjermanë?

Partia Demokratike po bashkëpunon ngushtësisht me kristiandemokratët gjermanë dhe me Fondacionin Konrad Adenauer për hartimin e alternativës së saj para votuesve shqiptarë, programin qeverisës të demokratëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në këtë kuadër ne vazhdojmë të marrim mbështetje të plotë nga partnerët tanë ndërkombëtarë, nga partitë simotra dhe në veçanësi nga kristiandemokratët gjermanë si përsa i përket anës përmbajtësore të programit, ofertës sonë që kanë të bëjnë me aspektet e zhvillimit ekonomik, të ringjalljes së shpresës për një Shqipëri të zhvilluar mbi bazën e parimeve të konkurrencës së lirë, luftës kundër korrupsionit e mbi bazën e meritës, por po kështu edhe përsa i përket organizimit e riorganizimit të Partisë Demokratike për të pasur një përballje të suksesshme në sfidën elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme.

Share This Video


Download

  
Report form