Bashkimi i Gjermanisë, në pritjen e ambasadës mungoi Rama dhe Meta - Ora News

Ora News Lajme 2015-10-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasada gjermane në Tiranë, organizoi një pritje me rastin e 25 vjetorit të bashkimit të dy Gjermanive. Ambasadori Hoffman, vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, dhe mbështetjen e Gjermanisë drejt integrimit të Shqipëri, por vuri theksin tek nevoja e realizmit të reformës në drejtësi.
Në pritje, ra në sy mungesa e përfaqësuesve të lartë të ekzekutivit dhe parlamentit, dhe pse Gjermania konsiderohet partner i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pritje , i pranishëm ishte Presidentit Nishani dhe minsitrja e Kulturës, Kumbaro.
3 tetori, 25-vjetori i ribashkimit të Gjermanisë mblodhi në Teatrin e Operas dhe Baletit, me ftesë të Ambasadës Gjermane, mbi 700 të ftuar.
Ambasadori Helmut Hoffman iu rikthyer viteve të vështira të ndarjes së Gjermanisë, por edhe rënies së diktaturës në Shqipëri, për të kërkuar bashkimin me Europën.Kryediplomati gjerman, kujtoi mbështetjen e shtetit të tij ndaj integrimit të vendit tonë, por tha se ka ende detyra për të përmbushur, si është realizmi i reformës në drejtësi.
?Gjermania mbështet përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shumëçka është arritur, por shumë mbetet ende për të bërë. Sjell këtu si shembull reformën tejet të rëndësishme në drejtësi, e cila mund të jetë e suksesshme vetëm nëse do të arrijë të rivendosë vërtet besimin në sistemin e drejtësisë?, -deklaroi Hoffman.
Në pritjen e organizuar nga ambasada gjermane, veç presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbari, nuk ka pasur përfaqësues të tjerë të lartë të ekzekutivit apo parlamentit, edhe pse Gjermania konsiderohet si një partner kyç, veçanërisht vitin e fundit, ku parnteriteti mes vendeve kulmoi me vizitën e kancelares Angela Merkel në Tiranë.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bashkimi-i-gjermanise-ne-pritjen-e-ambasades-mungoi-rama-dhe-meta/

Share This Video


Download

  
Report form