Ndryshime në qeveri? Qetëson Rama: Janë thjesht sajesa

Report TV 2015-10-05

Views 0

TIRANE - Në mbledhjen e grupit socialist kryeministri Edi Rama ka qetësuar deputetët dhe ministrat e tij, se nuk do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar. Kryesocialisti e ka cilësuar si sajesë mundësinë për këto ndryshime.

?Puna juaj është që ju mendoni, ju flisni, ju informoni, ju komentoni dhe pastaj kujtoni që ajo që është folur e kemi folur ne, ndërkohë që e keni folur ju?.- tha Rama

Hipotezat për ndryshime në Kabinet u përforcuan pas takimit që kryeministri Edi Rama bëri me aleatin e tij më të madh Ilir Metën në kryesinë e kuvendit ditën e shtunë. Në mbledhjen 60 minutëshe me dyer të mbyllura Rama ka folur edhe mbi disiplinen dhe etikën në kuvend. Burimet thonë se kryeministri ka porositur deputetet që në seance plenare te zbatojnë Kodin Etik. Gjithashtu duhet njoftuar kreu i grupit në rast të largimeve nga Shqipëria për qëllime profesionale apo personale.

Në mëngjes herët kryetari i Partisë Rama thirri grupin e punës për organizimin e fushatës elektorale për 2017. Kujtojmë që një nga objektivat që Rama i ka lënë strukturave të partisë, është rritja e numrit të anëtërësimeve deri në 150 mijë.

Share This Video


Download

  
Report form