U dëmtua 2 ditë më parë, hiqet për riparim pllaka e Sulltan Sulejmanit

Report TV 2015-10-06

Views 1

Pllaka e Sulltan Sulejmanit në hyrje të qkalasë së qytetit të Lezhës është hequr për t'u riparuar pasi ajo u gërvisht dy ditë më parë gjatë natës. Pllakata në Osmanisht u dëmtua nga persona ende të paidentifikuar dhe Report Tv mëson se sot ajo është hequr nga Drejtoria Rajonale e Kulturës për t?u riparuar dhe është dërguar në laboratorin në Tiranë

Pllaka me mbishkrimin Osman, e vendosur në datën 22 tetor 2015 në hyrje të Kalasë së Lezhës ndodhet sot në laboratorin e IMK-së, njofton Ministria e Kulturës, duke dënuar aktin ë përsëritur të dhunës që është bërë mbi të. Sipas deklaratës së MK, në datën 05.10.2015, pllaka me mbishkrimin osman, e cila është e vendosur në hyrje të kalasë së Lezhës është dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar.

Dëmtimet janë vënë re mëngjesin e së hënës nga punonjësit e kalasë. Pas njoftimit të marrë nga punonjësit e sektorit Lezhë, lidhur me dëmtimin e pllakës së mbishkrimit osman në hyrje të Kalasë së Lezhës, specialistët e DRKK- Shkodër, kryen verifikimin e menjëhershëm në vend të dëmit të shkaktuar. Nga inspektimi i pllakës u konstatua se ka dëmtime në konturin e saj, në pjesën e majtë të sipërme dhe në mes djathtas, dëmtime vërehen edhe në një pjesë të madhe të relievit të shkronjave.

Për sa më sipër u bë kallëzimi pranë organeve të rendit. Një grup specialistësh dhe drejtoresha e Institutit të Monumenteve, Arta Dollani, kanë inspektuar ngjarjen nga afër në Kalanë e Lezhës, ku është bërë heqja e pllakës për ta restauruar nga dëmtimet e ditëve të fundit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS