Ligjet, jo vetëm gjobë por burg për kontrabandistët, forcohet kodi penal

Report TV 2015-10-07

Views 1

Çdo kontrabandistë apo biznes që kryen evazion, do të përfundojë në burg duke mos ja hedhur më vetem me gjobë . Kjo parashikohet në ndryshimet e Kodit Penal, draft I përgatitur nga qeveria. Ministri i Financave Shkëlqim Cani i cili prezantoi ne komisionin e ligjeve ndërhyrjet në kodin penal tha se kjo nisme ka për qëllim luftën kundër informalitetit.

Por forcimi i kodit ne këtë aspekt nuk është pritur mirë nga opozita të cilët I konsideruan ndryshimet si terror mbi qytetarët me qëllim goditjen e biznesit. Depuetët e LSI-së nuk ishin të pranishëm në seancë. Ndërkohë për majtët burgu parashikohet për kontrabandistet e jo për qytetaret.

Por kundër draftit të qeverisë ishte edhe aleati me i ri i mazhorancës nard ndoka, i cili nuk i shpëtoi ironisë së të majtëve.

Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara dënohet me burgim deri në dhjetë vjet, ndërsa kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Po ashtu, ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve, moslëshimi i kuponit tatimor dënohet deri në tre vjet burgim. Drafti qeverisë parashikon ndëshkim edhe për punonjësit doganor e tatimor kur kapen ne shkelje si psh moskryerja e detyrave që lidhen me vjeljen brenda afatit të caktuar ligjor të taksave dhe tatimeve. Këto shkelje dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Share This Video


Download

  
Report form