50,000 mijë banorët e 70 fshatrave të lumit Vlorës më në fund do të rilidhen me rrugë automobilistike bashkëkohore me qytetin. Kjo pritet të ketë një impakt pozitiv në zhvillimin e kësaj zonë, banorët e së cilës prej vitesh i bëjnë apel pushteti lokal e vendor për ndërtimin e këtij segmenti rrugor.
Rruga do jetë një investim i përbashkët e qeverisë shqiptare dhe një grupi investitorësh kuvajtian, ndërsa ajo pritet t'i hapë rrugë zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit në këtë rajon.
Investitorët kanë nisur vëzhgimin në terren të kësaj rrugë, ndërtimi i së cilës pritet të shkojë deri në 40 milionë dollar. Ky segment rrugor prej vitesh ishte kthyer në një gangrene për banorët e fshatrave të lumit të Vlorës.