Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka shtuar takimet me aleatin më të ri të kësaj mazhorance, kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi. Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, Meta dhe nënkryetari, Shpëtim Idrizi kanë organizuar së bashku një drekë në një nga restorantet e kryeqytetit në rrugën ?Panorama?.
Ora 17:10 Meta: Diskutuam për Kuvendin
Në përfundim të takimit me Shpëtim Idrizin, kreu i Kuvendit Ilir Meta në një prononcim për gazetarët tha se gjatë këtij takimi është diskutuar për Kuvendin dhe për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Meta deklaroi se takimet e tij me aleatin e koalicionit qeverisës, PDIU-në, janë në harmoni të plotë me kryeministrin, Edi Rama. ?Jemi në harmoni të plotë me Kryeministrin Edi Rama. Diskutuam për Kuvendin dhe ndeshjen Shqipëri-Serbi?, u shpreh Meta pas takimit me Idrizin.
Ora 16:47 Meta drekë me Idrizin
Ky takim nisi rreth orës 14:30 mes dy aleatëve është i dyti pas atij të zhvilluar pak ditë më parë. Nuk dihen ende detaje nga biseda mes Metës dhe Idrizit në këtë drekë të përbashkët. Këtij takimi rreth një orë më vonë i është bashkuar deputeti PDIU, Aqif Rakipi e më pas edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Ndonëse ka shkuar i fundit në takim, Naço ka qenë i pari që është larguar nga dreka. Një ditë më parë, PDIU e cila për një kohë të gjatë ka qëndruar në aleancë me të djathtët u bë pjesë e qeverisë duke u përfaqësuar në nivel zv.ministri të Jashtëm.