Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një qytetare në Vlorë ka bërë apel përmes ekranit të Ora News për ndihmë nga institucionet shtetërore.
Shtëpia e tij është nën ujë dhe prej orëve të para të mëngjesit po largon ujin me kovë, i ndihmuar dhe nga punonjës të komunales.
Niveli i ujit ka shkuar deri tek krevati ku flenë. Vjoleta Mema kërkon një autobot për largimin e ujit, pasi sipas saj niveli ka mbetur po ai, pavarësisht përpjekjeve të bashkëshortit të saj.
Vjoleta Mema: ?Kam që në orën 07:00 që marr policinë në telefon dhe ma mbyllën dy herë. kam marrë komunalen më pas dhe nuk më ka ardhur asnjeri. Drejtori i Komunales më thotë nga momenti në moment po vjen autoboti. Gjendja është kritike, unë jam e sëmurë me gjithë burrin dhe të dy jemi në majë të krevatit. Burri po heq me kovë ujin bashkë me punëtorët e komunales. Unë jam në majë të krevatit. Kam marrë gjithë institucionet e Vlorës dhe nuk përgjigjen, thonë ja tani, ja tani, asgjë, vetëm injorim është?.
Banesa private e familjes Mema ndodhet në një bllok pallatesh. Zonja thotë se nga përmbytjet është dëmtuar vetëm banesa e tyre.
Vjoleta Mema: ?Jemi në qiell të hapur.Është prishur gjithçka. Vërtet është fatkeqësi natyrore, por kanalizmet nuk punojnë, flasim për një qytet të mbytur dhe për një lagje që nuk është as afër detit dhe jemi krejtësisht të mbytur. Të vijë autoboti të na heqë ujin, niveli nuk ulet, nuk kemi ku të flemë. Niveli i ujit është deri tek krevati?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/i-permbytet-shtepia-qytetarja-ne-vlore-te-na-sjellin-nje-autobot-skemi-ku-fleme/