TIRANE - Pas tre seancave në Gjykatën Penale të Tiranës ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani fiton pafajësinë. Ai u akuzua nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre ne lidhje me tenderin 30 milion euro të blerjes së hotel Dajtit dhe vjedhjen e 713 milion lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë. Vendimi i pafajësisë u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni i cili rrëzoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani për të dënuar Fullanin me 5 vite burg, konvertuar me 3.2 vite pas gjykimit të shkurtuar.
....
Në seancën e pretencës këtë të hënë në Gjykatën e Tiranës, organi i akuzës argumentoi se Fullani nuk ka zbatuar vendimet e Këshillit Mbikëqyrës, duke i lënë terren të hapur vjedhjes së parave nga thesari i shtetit, vepër për të cilën është dënuar Ardian Bitraj, - ish-ërpërgjegjësi i arkës stok dhe kolegia e tij Mimoza Bruzia.
Ndërkohë në lidhje me akuzën e dytë që rëndon ndaj Fullanit, Prokuroria e Tiranës tha se tenderi për blerjen e Hotel Dajtit 30 milionë euro, ishte formal, pasi u bë pasi hoteli ishte blerë. Prokuroria kërkoi 5 vite burg për ish-kreun e Bankës së Shqipërisë, por ky dënim u ul me 1/3 pasi Ardian Fullani ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Kanë mjaftuar vetëm tre seanca për të mbyllur gjykimin në shkallën e Parë kundër Fullanit. Ish-kreu i BSH-së nuk ka qenë i pranishëmnë asnjë nga tre seancat, në seancën e parë u pranua gjykimi i shkurtuar, seanca e dytë u shty për shkak të mungesës së prokurorit dhe e treta vulosi vendimin e pafajësisë ndaj tij.