Rikthehen pallatet me ngjyra në Tiranë, artistët propozojnë

Report TV 2015-10-14

Views 3

Bashkia e Tiranës do t?i rikthehet projektit për lyerjen e fasadave të pallateve për të firfreskuar pamjen ekzistuese të tyre. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inspektimit të ndërhyrjes që po bëhet në fasadat e pallateve në Zogun e Zi.

Sipas Veliajt projekti i Bashkisë së Tiranës për riparimin e fasadave ekzistuese do të shtrihet në të gjitha lagjet e qytetit dhe do të ftohen artistë lokalë për të propozuar ngjyrat dhe modelet që do të aplikohen mbi sipërfaqen e godinave.

Më tej ai sqaroi se gjatë kësaj ndërhyrje do të preken edhe bizneset në katet e para të ndërtesave që do të unifikohen me mënyrën e vendosjes së tabelave të reklamimit.

?Në këtë ndërhyrje të radhës do të kërkojmë të kemi një unifikim të mënyrës së vendosjes së tabelave në të gjitha sipërmarrjet në katet e para të ndërtesave për të krijuar idenë e një qyteti të rregullt, sistematik dhe që respekton normat estetike. Duam sërish që ngjyrat dhe fasadat e Tiranës të jenë kartolinë e qytetit?, përfundoi Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e fasadave pas katër vitesh mungesë ku nuk ishte ndërhyrë në asnjë godinë, të cilat kishin degraduar duke prishur estetikën e qytetit.

Share This Video


Download

  
Report form