Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, zoti Massimi Gaiani në një intervistë për emisionin ?Tonight Ilva Tare? në Ora News ka folur rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunimit mes policive të dy vendeve si dhe investimet italiane në Shqipëri.
Ambasadori ka thënë se në këtë periudhë është e vështirë procesi i integrimit në BE për Shqipërinë dhe hapja e negociatave për anëtarësim pasi Europa po kalon një situatë të trazuar pas krizes financiare dhe përballjes me refugjatët dhe emigrantët. Nga ana tjetër edhe Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të përshpejtuar këtë proces. Ai ka thënë se nuk mund të parashikojë një datë të saktë për hapjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë.
Përsa i përket krimit të organizuar, duke iu referuar një interviste të Kryeministrit shqiptar në Deutsche Welle, ambasadori Gaiani ka thënë se është e vështirë për të dalluar se ku ndodhen kokat e mafias dhe se pa kryer hetime të plota në bashkëpunim mes dy vendeve, lufta kundër krimit do jetë e vështirë. Përsa i përket çështjes së ngritur kundër Ministrit Tahiri për lidhje të dyshuara me trafikantë, ambasadori u shpreh se nuk ka patur asnjë informacion të vlefshëm për këtë.
Massimo Gaiani u ndal edhe tek investimet italiane në Shqipëri duke vënë theksin tek klima e biznesit. Shqipëria duhet të ndërtojë një klimë të favorshme për biznesin duke siguruar drejtësinë, dhe çështjen e pronës, megjithatë Italia dh investitorët italianë do të vazhdojnë të mbeten partnerët kryesorë të Shqipërisë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shqiperi-itali-si-po-bashkepunojme-ambasadori-massimo-gaiani-ne-tonight-ilva-tare/