Çipa: Elita e vjetër e PD po përdor analizën e zgjedhjeve si presion ndaj Bashës

Ora News Lajme 2015-10-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti, Aleksandër Çipa, e sheh analizën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 21 qershorit si proçes që kërkohet nga elita e vjetër dhe po përdoret si presion ndaj kryetarit Basha. Ndërsa Preç Zogaj, e cilëson të domosdoshme njohjen me shkaqet e humbjes për tu mobilizuar për betejën e ardhshme poltike. Analistët Çipa e Zogaj, komentojnë zhvillimet e fundit në selinë blu.
Analistët Preç Zogaj dhe Aleksandër Çipa, ndahen në mendime mbi proçesin analitik që Partia Demokratike ka ndërmarrë në bazë.
Çipa thekson se ai vjen si këmbëngulje e elitës së vjetër dhe po përdoret si presion ndaj lidershipit Basha.
Aleksandër Çipa: ?Është në arsyetimin tim një presion që ushtrohet mbi liderin e ri, i cili është komnaduar në një lloj pikëpamje. E them termin e komanduar për shkak se ai ka një zgjedhje statutore në krye të partisë?.
Por Preç Zogaj, e sheh analizën të domosdoshme, pasi sipas tij evidentohen problemet me të cilat demokratët u përballen në 21 qershor.
Preç Zogaj: ?Duhet ti emërtojmë të gjitha dukuritë që kanë penguar një fitore ,por nuk ka arsye për ?gjueti shtrigash?. Aty ku ka rezultate shumë të dobëta ka vend për rrotacion, për tërheqje, për ndryshime, këto janë gjëra normale?
A është lideri demokrat, Lulzim Basha, i eklipsuar nga ish- lideri historik Sali Berisha në drjetimin e Partisë?
Zoti.Zogaj pranon se ka thjesht një përceptim të tillë në opinionin publik, ndërsa Çipa është i bindur se Basha ndikohet në artikulimin politik të përditshëm.
Aleksandër Çipa: ?Sot ne konstatojmë që lidershipi i vjetër jo vetëm që është prezent, por ushtron presingun e fuqishëm qoftë edhe psikologjik mbi lidershipin e ri dhe është ai që po krijon një iluzion të një debati të brendshëm. Në arsyetimin tim nuk kemi të bëjmë me një debat, por thjesht me një ruajtje të statuskuos së autoritetit dhe ndikimit që lidershipi i vjetër mban në PD?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/cipa-elita-e-vjeter-e-pd-po-perdor-analizen-e-zgjedhjeve-si-presion-ndaj-bashes/

Share This Video


Download

  
Report form