Rikthehet dita pa makina, Bashkia e Tiranës shndërron qendrën në pedonale

Ora News Lajme 2015-10-18

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana i rikthehett sërish pedialimit. Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?, sheshi ?Nënë Tereza? dhe ai ?Skënderbej? ishin në shërbim vetëm të këmbësorëve dhe ciklistëve të cilët të dielën me diell ia dedikuan shëtitjeve në kryeqytet.
Edhe qytetari i parë i Tiranës dha shembullin e tij në këtë dite simbolike.
Bashkia e Tiranës synon që ?ditën pa makina? ta kthejë në traditë, me qëllimin që të paktën një herë në muaj të jetë një qytetet 3 herë më i pastër se një ditë normale me trafik.
Kjo ditë përkon dhe me javën e solidaritietit. Me nisën ?Tirana dhuron?, qytetarët dhurojnë cfarë munden ushqime veshmbathje, lodra për fëmijët dhe njerëzit në nevojë.
Erion Veliaj: Duam që ta shpeshtojmë, patjetër një herë në muaj, ndoshta një herë në javë. Besoj se edhe rezultat inkurajuese që morëm sot nga shërbimi i ministrisë së Mjedisit është që pas 22 shtatorit, kjo është dita e dytë me një pastërti të ajrit në Tiranë që është nën nivelin e ndotjes të caktuar nga BE. Nesër është dita e lumturimit të Nënë Terezës dhe besoj se mënyra më e mirë për ta përkujtuar është jo me fjalime, por me vepra konkrete.
Dita pa makina u ?shfrytëzuar? edhe në ekspozim të produkteve dhe punimeve artizane nga fermerë dhe zejtarët e tiranës në panairin e organizuar në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit.?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rikthehet-dita-pa-makina-bashkia-e-tiranes-shnderrion-qendren-ne-pedonale/

Share This Video


Download

  
Report form