Java që shkoi shënoi një ngjarje" />
Java që shkoi shënoi një ngjarje"/>

"Insight", Sekuestrimi i një loje, rrugëtimi i emocioneve nga “Elbasan Arena” në Armeni

Ora News Lajme 2015-10-18

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Java që shkoi shënoi një ngjarje të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar, kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016. Humbja me Serbinë në Elbasan Arena u riparua shpejt dhe djemtë morën biletën për në kampionatin europian të futbollit.
Në Tiranë ujërat e politikës rodhën edhe këtë herë trazueshëm duke e kthyer festën e madhe të shqiptarëve në orën e përfitimit të tyre.
A ishte ky një moment për sekuestrimin e fitores?
Mimoza Picari sjell vëzhgimin nga Elbasan Arena në Armeni.
Java që shkoi i vuri shqiptarët përballë dëshpërimit të humbjes së kombëtares tonë të futbollit në ?Elbasan Arena? me kombëtaren e Serbisë si dhe përballë ekzaltimit të patregueshëm të fitores në Armeni, e cila e çoi Shqipërinë në Euro 2016 që do të mbahet në Francë. Dy ngjarjet e mëdha nuk kish se si të kalonin paq dhe larg politikës.
Ato u mbërthyen të dyja në godinën e kryeministrisë për t?u përkthyer humbja si fitore, ndërsa fitorja duhej tenderuar me urgjencë, thënë ndryshe me prokurim të drejtpërdrejtë me qëllimin e vetëm që në garë të kishte pak blerës potencial dhe mundësisht vetëm një. Shqipëria mbejti frymën më 8 Tetor në ?Elbasan Arena?.
Djemtë kuq e zi humbën 2-0 me Serbinë dhe bashkë me ta të gjithë ne. Ishte e vështirë nata e 8 Tetorit për të gjithë zemrat e shqiptarëve deri ditën tjetër kur kreministri tentoi të zhbëjë humbjen e një loje dhe të ngreje mbi te një fitore që vështirë se mund të shërojë plagë tifozësh.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrimi-i-nje-loje-rrugetimi-i-emocioneve-nga-elbasan-arena-ne-armeni/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS