Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame është vënë sërish në shënjestër të akuzave selia blu për afera me tenderat për matjet e bëra.
Në një deklaratë për mediat deputeti Gent Strazimiri tha se kriteret e tenderit ishin vendosur në mënyrë që të paracaktohej fituesi.
Gent Strazimiri: Lamja që nuk linte vend pa dhënë mendimin e tij të vyer, nga kangjellat e Presidences e deri tek pllaka ne kalanë e Lezhes, ka disa ditë që ka humbur! Për 1.5 milionë dollarët në fjalë ?nuk ka mendim?
ALUIZN-i nga ana tjetër ka hedhur poshtë akuzat e PD me pretendimin se tenderi i të cilit i referohet selia blu nuk është për konsulencë.
?Vazhdojnë t?i bien të njëjtës teneqeje me tre pyetje resht duke thënë tender me konsulencë. Ndërsa në fakt është tender për shërbime. Evidentim, matje në terren, plotësimi i dosjes së subjektit. Mjaft që zoti Strazimiri ti referohet ligjit të prokurimit publik për të bërë dallimin mes shërbimit në terren dhe konsulencës nëpër botë.? thuhet ne reagimin e ALUIZN-it.
Procedurat e prokurimeve si dhe matjet në terren janë bërë ditën e fundit objekt debati mes ALUIZN-it dhe PD, e cila e ka cuar këtë cështje edhe në Prokurori.
Demokratët kanë dorëzuar një dosje që sipas tyre vërteton se një nga drejtoreshat e ALUIZN-it i ka dhënë tenderin 65 mln lekë bashkëshortit të saj.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-akuzon-lamen-per-tendera-aluizn-i-ishte-tender-per-sherbime-jo-konsulence/