Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Kodi Rrugor nuk është një problem votash në parlamentin e Shqipërisë?. Kështu ka deklaruar deputeti i LSI dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili në një intervistë në studion e lajmeve në Ora News. Vasili tha se ky kod nuk lidhet me 84 votat, pasi të gjitha problemet që kanë pasur nevojë kanë kaluar me të gjitha votat.
Petrit Vasili: Të gjitha problemet që kanë pasur nevojë për 84 vota, të gjitha kanë kaluar. Nuk ka asnjë kod, nuk ka ndonjë nismë të madhe që është bllokuar deri tani për mos pasje të 84 votave, nuk ka asnjë.
Kodi rrugor të jemi objektiv, nuk ka asnjë lloj problemi. Kodi rrugor ka një amendament, një nga autorët e amendamentit jam unë dhe ka të bëjë thjesht me një trajnim është mirë ta bëjë kryqi i kuq shqiptar apo ta bëjnë këta që është parashikuar. Një amendament minor, ne e kemi paraqitur për një teknikalitet, i gjithë kodi rrugor ka kaluar me të gjitha votat pro. Ai mendet atje për një cështje që edhe dakrotësia nuk ka qenë e plotë dhe ajo ka mbetur aty si një pjesë e programit të parlamentit . Të gjitha gjërat që kanë pasur nevojë për tu kaluar janë kaluar.
Vasili hodhi poshtë edhe të gjitha zërat për një fërkim të mazhorancës, duke i konsideruar si hamendësime të medias gjatë periudhës së verës.
Petrit Vasili: Nuk ka pasur asnjë fërkim. Fërkimet kanë qënë një shpikje verore, pas intesitetit të zgjedhjeve lokale, ishte qetësia e verës, duhej mbushur me një romën, krahës romëneve rorë edhe me një roman keqkuptimi i cili nuk rezultoi sepse të gjitha fërkimet po të ishin të tilla do të kishin një lëndë të parë. Këto fërkime ishin hamendësime të medias, sepse edhe media duhet të funksionojë në verë.
Vasili vlerësoi edhe lajmin që Komisioni i Venecias ka përfshirë në punën e saj dhënien e opinioneve për reformën në drejtësi.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/petrit-vasili-kodi-rrugor-nuk-eshte-problem-votash/